Interi i rinovoi kontratën, Asllani: Krenari të jem këtu …

Një ditë pas barazimit me Monzën, ku Kristjan Asllani luajti si titullar, Interi ka njoftuar rinovimin e kontratës me mesfushorin shqiptar. Klubi zikaltër ka zgjatur marrëveshjen me 22-vjeçarin për një vit të tjera, duke e shtyrë përfundimin e kontratës nga 2027 në 30 qershor 2028.

Ky rinovim është një shenjë e qartë e besimit të Interit ndaj Asllanit, i cili bashkohet me zikaltërit në verën e vitit 2022. Përmes rrjeteve sociale, klubi ka theksuar angazhimin për të mbështetur dhe zhvilluar talente si Asllani.

Në një deklaratë për faqen e klubit, Kristjan Asllani shprehu emocionet dhe mirënjohjen për këtë mundësi: “Për mua ka qenë gjithmonë një ëndërr që të luaj për Interin. Është një nder i madh të mbaj veshur këtë fanellë. Kjo kontratë është krenari, por unë e marr si një pikënisje për disa gjëra si përshembull rritja dhe përmirësimi si futbollist. Stërvitem me kampionë dhe jam i lumtur që kam shokë të tillë.”

Në lidhje me objektivat e sezonit për Interin, Asllani tha: “Interi duhet të fitojë çdo ndeshje dhe trofe në fund. E dimë që nuk do jetë e lehtë. Është e vështirë të rikonfirmohesh, por do bëjmë maksimumin.”

Ai gjithashtu bëri thirrje për mbështetje nga tifozët e Interit, duke i ftuar ata të ndjekin nga afër derbin e Milanos kundër Milanit, një ndeshje që është e ndjekur jo vetëm në Itali, por edhe në të gjithë botën.

Ky rinovim është një hap i rëndësishëm në karrierën e Asllanit dhe një tregues i angazhimit të Interit për të investuar në talentet e ardhshme të klubit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button