Ibrahimi: BDI-ja e futi ligjin e branitellave në rend dite vetëm që t’i shkarkojnë dy ministra shqiptarë

Kreu i Alternativës, Zeiqirja Ibrahimi, ka akuzuar BDI-në se janë ata që e kanë futur ligjin e “branitellave” në procedurë parlamentare që ti dëmtojnë ministrat e VLEN-it.

Statusi i plotë i Ibrahimit në Facebook:

22 vjet qeverisën në qafë të UÇK-së, dëshmorëve, veteranëve e invalidëve.
22 vjet nuk e zgjidhën statusin e tyre.
Në fund të mandatit të tyre e futën ligjin e branitellave në rend dite vetëm që t’i shkarkojnë dy ministra shqiptarë.

Dhe, tash, kur janë në opozitë, u kujtohet gjaku i dëshmorëve dhe kundërshtimi i branitellëve.
Madje, edhe kur VLEN-i e pengon ligjin e branitellave, ata përsëri krekosen se janë shpëtimtarë.

Veç vazhdoni kështu, se me këtë qasje na e bëni shërbimin më të mirë. Gjithnjë do mbeteni në opozitë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button