Kapen dilerët e drogës në Tetovë

MPB ka njoftuar se më 20.08.2024, në orën 20:30, në rrugën lokale nga fshati Bogovinë drejt fshatit Sellarcë e Epërme, Tetovë, punonjësit e policisë nga Stacioni i Policisë Kamjanë kanë arrestur S.I. (37) nga fshati Bogovinë, A.I. (34) nga fshati Bogovinë dhe A.M. (43) nga fshati Sellarcë e Epërme.

Kur punonjësit e policisë u afruan pranë automjetit “Seat” me tabela regjistrimi nga Tetova, në të cilin ndodheshin këta persona, A.M. e ka shpërndarë kokainën mbi tapiceritë e automjetit, e cila u konfiskua për procedura të mëtejshme. Pas dokumentimit të rastit, do të ndërmerren masat e përshtatshme.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button