Festë në Tiranë, ja formacioni zyrtar ndaj Ishujve Faroe

Për më pak se një orë fillon ndeshja e fundit e kombëtares shqiptare në futboll, ndaj skuadrës modeste të Ishujve Faroe. Shqipëria tashmë ka siguruar kualifikimin në EURO 2024, një sukses historik që e arriti për herë të dytë në historinë e saj.

Rezultati i ndeshjes ndaj Ishujve Faroe nuk ka rëndësi në këtë aspekt, por gjithsesi se kuqezinjtë do të synojnë që me fitore të përmbyllin ciklin mbresëlënës të kualifikimeve për Kampionatin Evropian, shkruan Alfax.

Trajneri Sylvinho ka zgjedhur një miks të lojtarëve që kanë luajtur më pak gjatë kualifikimeve, por edhe disa prej lojtarëve që janë shtylla e ekipit kuqezi. Pas ndeshjes, me valle e muzikë dhe bashkë me tifozët do të festohet suksesi historik. /Alfax/

 

Ja formacioni zyrtar për sonte:

Strakosha

Balliu-Ismajli-Gjimshiti-Mitaj

Asllani-Bare

Asani-Bajrami-Uzuni

Daku

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button