Netanyahu thotë se Izraeli do të përgjigjet “fuqishëm” ndaj çdo sulmi

Izraeli do të përgjigjet me forcë ndaj çdo sulmi kundër tij, tha të mërkurën vonë kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.

Kjo ishte deklarata e parë publike e Netanyahut prej vrasjes në Teheran të Ismail Haniyeh, liderit politik të Hamasit.
Hamasi dhe Irani e kanë fajësuar menjëherë Izraelin për vrasjen e Haniyehit, e cila e ka rritur rrezikun për një luftë të përgjithshme rajonale.
“Qytetarë të Izraelit, na presin ditë sfiduese. Prej sulmit në Bejrut, kërcënimet po vijnë nga të gjitha drejtimet. Ne jemi të përgatitur për çdo skenar dhe do të qëndrojmë të bashkuar dhe të vendosur kundër çdo kërcënimi. Izraeli do të përgjigjet fuqishëm kundër çdo agresionit kundër nesh”, tha Netanyahu në një deklaratë televizive.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button