Struga fiton ndeshjen e parë kundër Pyunik Yerevan

Struga ka mposhtur skuadrën armene Pyunik Yerevan me rezultatin 2-1 në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Biljanini Izvori”, në kuadër të kualifikimeve për Conference League.

Ibraimi ka shënuar për Strugën nga penalltia që në minutën e tetë, duke i dhënë avantazhin skuadrës vendase. Villela e ka barazuar rezultatin për skuadrën armene po nga penalltia në minutën e njëzet e tretë. Golin e fitores për skuadrën e drejtuar nga Qatip Osmani e ka shënuar Spirovski në minutën e shtatëdhjetë e tretë.

Sfida e kthimit për Strugën do të luhet në tokën armene më 30 korrik duke nisur prej orës 18:00.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button