Debat për Rregulloren e re në Kuvend: Konstatohet përcaktimi për kufizim të diskutimit

Shkurtimi i kohës dhe kundësive për diskutime, kufizimi i pjesëmarrjes së opinionit në vendim-marrje dhe minimizimi i qasjes holistike në miratimin e ligjeve me shqyrtimin e tyre vetëm në trupin amë dhe në Komisioni ligjvënës-juridik me atë që është përmbajtur në Rregulloren aktuale dhe në ndryshimet e ofruara në Rregulloren e re, është në kundërshtim me pikëpamjet e BE-së dhe rekomandimet e dhëna në kuadër të Dialogut Zhan Mone, procesin e skriningut dhe Raportin e fundit të Komisionit evropian. Këto janë disa nga konkludimet nga tribuna e sotme “Kundër Rregullores jodemokratike” në organizim të Institutit për hulumtime sociologjike dhe politiko-juridike (IHSPJ).

Drejtoresha e Institutit për hulumtime sociologjike dhe politiko-juridike, prof.dr. Bojana Naumovska potencoi se me sjelljen e kësaj Rregullore konstatohet përcaktimi për diskutim të kufizuar dhe vuloset kjo praktikë.

Shikuar në përgjithësi, theksoi ajo, “kufizimi i sovranitetit” mund të njihet në atë që u vendos në Rregullore në vitin 2008 ndërkaq konfirmohet me të rejën siç janë: diskutimi i kufizuar, zhvendosja e debatit kryesor në nivel komisioni, debat publik me përjashtim ndërkaq jo sipas rregullit dhe vështirësimi i mundësisë për ndjekje të debatit nga ana e qytetarëve.

Nga ana tjetër, sipas saj, diskutimi i hapur, detyrimisht imponon respektim të opozitës dhe bashkëpunim të të dyja palëve, që gjithsesi do të ndikojë edhe në cilësinë e përbërjes së deputetëve.

Prof.dr. Mirjana Najçevska tha se sipas perspektivës së BE-së, Rregullorja duhet të mundësojë funksionim të Kuvendit si vend diskutimi.

Rregullorja e re, sipas profesoreshës, siç propozojnë nga BE-ja, duhet të sigurojë kontroll të cilësisë, informata kthyese dhe ndjekje të procesit të konsultimeve me opinionin.

Sipas doc.dr. Jovan Bliznakovski, nevojitet Rregullore e cila në vend se në plan të parë ta vendosë nevojën për efikasitet kuvendor për qëllimet e pushtetit ekzekutiv, do të mundësojë mundësi maksimale që Kuvendi t’i praktikojë të drejtat dhe obligimet e veta.

Drc.dr. Milka Dimitrovska theksoi se ekziston nevoja për vendosje të dispozitave në Rregulloren e Kuvendit të cilat kanë të bëjnë me debatin publik dhe profesionaë për ligjet, i paraparë si element i rregullt.

Ajo theksoi se duhet të identifikohet se për cilat ligje nevojitet detyrimisht të ketë debat publik.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button