Familjet e pengjeve izraelite i kërkojnë ndihmë presidentit Erdogan

Familjet e pengjeve izraelite i kanë kërkuar presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan ndihmë për të shpëtuar pengjet e mbajtura nga forcat palestineze në Gaza, raporton Alfax.
“Si udhëheqës i një prej fuqive të mëdha të rajonit, me ndikim të madh në Lindjen e Mesme, në botën myslimane dhe më gjerë, ne besojmë se ju jeni në një pozicion unik për të pasur një ndihmë të pamatshme. Prandaj ju bëjmë thirrje në nivelin më të thellë humanitar që të bëni të pamundurën për të marrë një shenjë jete nga pengjet, për të lehtësuar furnizimin e tyre me të gjitha nevojat e tyre mjekësore pa vonesë dhe për të sjellë lirimin e tyre të menjëhershëm”, thuhet në kërkesën e familjeve të pengjeve drejtuar presidentit turk. /Alfax/




