Petrovska: Nuk ka asnjë rrezik për sigurinë e vendit

Maqedonia e Veriut nuk ka frikë nga ndonjë incident i armatosur në territorin tonë, por ne jemi të shqetësuar për çdo përpjekje për destabilizimin, tha ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, në një konferencë për shtyp në takimin ministror të SHBA-së – Karta e Adriatikut, ku morën pjesë ministrat e mbrojtjes dhe zyrtarë të lartë të vendeve anëtare dhe vendeve vëzhguese, raporton Alfax.

Sipas ministres, edhe pse nuk ka rrezik për cënim të sigurisë dhe stabilitetit të saj, mbetet thirrja që të gjithë faktorët relevantë të marrin pjesë aktive në dialogun politik për të kontribuar në sigurinë në rajon.

Pas takimit, i cili u fokusua në zhvillimet në Kosovë dhe rajon, si dhe ndikimin e dezinformatave ruse, Petrovska tha se vendi dëshiron të marrë pjesë në procese që do të çojnë në pajtim dhe një të ardhme të begatë.

Mbështetja erdhi edhe nga pala amerikane. Ndihmës-sekretarja amerikane e Mbrojtjes, Celeste Wallander, thotë se janë të përkushtuar ndaj përpjekjeve për të kontribuar në stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe për sigurinë evropiane dhe botërore.

“SHBA mbështet aspiratat e anëtarësimit në BE – përparimin në integrimin evropian do të sigurojë një bazë për siguri të fortë në Evropën Perëndimore,” tha ajo.

Për zhvillimet në rajon dhe veçanërisht në Kosovë, Petrovska thotë se çështjet e hapura në Ballkan janë një mundësi potenciale për ndikim që mund të destabilizojë rajonin.

Ndikimi dhe dezinformimi rus në rajon mbetet një problem serioz. Petrovska kujtoi se në periudhën e kaluar nga vendi janë dëbuar diplomatë rusë, të cilët dihet se kanë punuar për të penguar qëllimet strategjike të shtetit.

“Shërbimet do të vazhdojnë të monitorojnë aktivitete të tilla dhe nëse është e nevojshme do të veprojmë në përputhje me rrethanat”, tha ajo.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button