Sijarto : Nuk mund t’i përzihemi gjyqësorit për Gruevskin

Ministri i jashtëm i Hungarisë nuk dëshiron të përzihet në punën e gjyqësorit për ekstradimin e ish kryeministrit Nikolla Gruevski. I pyetur nga gazetarët se si ky veprim do të dukej për një shtet evropian, Peter Sijarto tha se autoritetet gjyqësore janë ata që i sjellin vendimet, raporton Alfax.
“Sa i përket ish-kryeministrit tuaj, nëse ka ndonjë procedim ligjor në këtë drejtim, nuk është çështje e politikës së jashtme, ne nuk mund të ndërhyjmë në procese gjyqësore dhe prandaj nuk folëm për këtë çështje të veçantë në takimin e sotëm. Dhe besoj se nuk është e nevojshme të flasim për të”, deklaroi Sijarto në konferencë për media me homologun e tij Bujar Osmani.
Edhe shefi i diplomacisë së Maqedonisë së Veriut dëshiron ta shohë Gruevskin para drejtësisë në shtetin e tij amë, por nuk guxon të përzihet në punën e gjyqësorit.
“Është çështje e organeve të drejtësisë, Ministrisë së Drejtësisë që komunikojnë në atë pjesë dhe unë mbetem i mendimit që ish-kryeministri duhet të jetë në Maqedoninë e Veriut dhe të përballet me drejtësinë këtu sepse nuk është në interesin e asnjërit. vendi të ketë kryeministër që të jetë në ekzil”, tha Bujar Osmani. Alfax.



