VMRO-DPMNE: SHBA-ja është partneri ynë strategjik, nuk kemi koment për intervistën e Ageler-it

E pyetur për qëndrimin e partisë në lidhje me intervistën e ambasadores amerikane Angela Ageler, në të cilën thotë se “nuk ka negociata të reja as për Prespën, as me Bullgarinë për anëtarësim në BE”, zëdhënësja e VMRO-DPMNE-së, Marija Miteva tha se nuk është me vend që t’i komentojnë deklaratat e partnerit strategjik të shtetit me të cilin Maqedonia e Veriut ka ndërtuar bashkëpunim në tri dekadat e fundit.

“Qeveria e VMRO-DPMNE-së tregoi që në fillim, pesë ditët e para të veprimit se cili do të jetë fokusi ynë. Është rritja ekonomike, investimet e reja, të gjitha këto me synimin e një standardi më të mirë jetese për qytetarët. Nuk është me vend që të komentojmë deklaratat e partnerit tonë strategjik me të cilin Maqedonia ka ndërtuar bashkëpunim në tri dekadat e fundit, por ajo që është kyçe është mesazhi i dërguar se nevojiten bisedime vërtet të rëndësishme nga të cilat do të përfitojnë të gjitha palët e përfshira. Fokusi i kësaj qeverie është reforma. Nevojiten reforma të shpejta për të rikthyer reputacionin dhe imazhin e shtetit tonë Maqedonisë, sepse deri më tani gjithçka është nëpërkëmbur dhe shkatërruar nga LSD dhe BDI”, tha Miteva.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button