Mbytet anija me emigrantë, 11 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur në Mesdhe

Një ngjarje e rëndë u regjistrua në bregdetin italian, ku dy anije me emigrantë janë mbytur. Ngjarja ka ndodhur pranë bregut jugor të Italisë, duke e çuar numrin e të vdekurve në 11 dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur.

Sipas mediave italiane, mbi 60 persona rezultojnë të zhdukur nga një mbytje anijeje pranë Kalabrisë. Deri më tani janë gjetur 12 trupa të pajetë, ndërsa 66 persona, përfshirë 26 fëmijë, janë ende të zhdukur.

Një nga anijet, e cila u nis nga Turqia, u fundos rreth 100 milje larg brigjeve të Kalabrisë. Shpëtimtarët arritën të shpëtojnë 12 persona, por një grua më vonë humbi jetën. Migrantët ishin nga Irani, Iraku dhe Siria.

Roberto Occhiuto, presidenti i Kalabrisë, përmendi tragjedinë e Cutro nga shkurt 2023 dhe bëri thirrje për më shumë vëmendje ndaj rrugës turke të migracionit. Ai shprehu falënderimet për shpëtimtarët dhe ngushëllimet për familjet e viktimave.

Ndërkohë, gjatë natës, 173 persona mbërritën në Lampedusa në tre anije nga Zawia, Libi, përfshirë tre të mitur. Më herët këtë muaj, 11 trupa u nxorën nga deti pranë brigjeve të Libisë. Italia mbetet një pikë kryesore për ata që përpiqen të arrijnë në Evropë, me rrugën qendrore të Mesdheut që konsiderohet një nga më të rrezikshmet në botë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button