Ageler: Jam e mahnitur nga Mickoski…

Ambasadorja amerikane Angela Ageler thotë se është e kënaqur dhe e mirëpret njoftimin e mandatarit Hristijan Mickoski se të dielën gjatë betimit si kryeministër i ri dhe në shfaqjet jashtë vendit do ta përdorë emrin kushtetues të vendit.
Ajo në një intervistë për “360 gradë” nuk dëshiron të flasë për qëndrimin e Greqisë, kryeministri i së cilës Kyriakos Mitsotakis sot tha se Marrëveshja e Prespës parashikon një emër për përdorim të përgjithshëm dhe jo formulë të dyfishtë, duke komentuar qëndrimin e Mickoskit se vendi do të vazhdojë të quhet Maqedoni në përdorim të brendshëm.