Arrestohet edhe një person i dyshuar për vrasjet në Gjorçe Petrov!

Mbrëmjen e djeshme është arrestuar edhe një person i dyshuar për vrasjet në komunën e Gjorçe Petrovit në Shkup, sipas informacioneve jozyrtare të portalit 4NEWS.

Ky është arrestimi i tretë në lidhje me dy rastet, pasi më herët gjatë ditës së sotme u publikua informacioni për ndalimin e një personi të dyshuar.

Në Gjorçe Petrov, brenda një periudhe prej pesë ditësh, janë gjetur të vdekur një burrë 62-vjeçar dhe një grua 76-vjeçare, të dy me shenja të dukshme dhune.

Gruaja u gjet mëngjesin e sotëm në një shtëpi në rrugën “Gjurgjin Kokale”, ndërsa rasti i burrit ishte raportuar më 22 tetor.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button