Messi thotë se Inter Miami do të jetë klubi i tij i fundit

Superylli i futbollit argjentinas, Lionel Messi, ka deklaruar se pret që Inter Miami të jetë klubi ku ai do të mbyllë karrierën e tij.
Messi, i cili ka një kontratë me skuadrën e MLS deri në fund të sezonit 2025, i bëri këto komente në një intervistë për ESPN.
“Ishte një hap i vështirë për të lënë Evropën për të ardhur këtu. Fakti i të qenit kampion bote ndihmoi shumë për t’i parë gjërat gjithashtu ndryshe. Po, që nga sot, mendoj se Inter Miami do të jetë klubi im i fundit”, ka thënë Messi.
Tetë herë fituesi i “Topit të Artë” u bë legjendë me Barcelonën, duke e ndihmuar skuadrën spanjolle të fitojë katër tituj të Champions League dhe dhjetë tituj të La Ligës. Messi e udhëhoqi Argjentinën drejt triumfit në Kupën e Amerikës në 2021 dhe Kupën e Botës në 2022, dhe do të luajë për Argjentinën në Kupën e Amerikës të këtij muaji, që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara.



