Kryeparlamentari Gashi pret në takim Ambasadorin e Kosovës, Florian Qehaja

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi priti në takim ambasadorin e Republikës së Kosovës, Florian Qehaja. Në njoftimin e Ambasadës së Kosovës theksohet rëndësia e takimit dhe intensifikimi i bashkëpunimit ndërshtetëror.

“Ambasadori Qehaja pati takim me Kryetarin e ri të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, z. Afrim Gashi. Ambasadori Qehaja e uroi Kryekuvendarin Gashi për detyrën e re dhe nënvizoi rëndësinë e vijimit të traditës së mirë të bashkëpunimit ndër-parlamentar.

Duke vlerësuar rolin e z. Gashi si ish kryesues i grupit parlamentar të miqësisë 🇽🇰-🇲🇰, në takim u diskutua lidhur me intensifikimin edhe më tej të bashkëpunimit në sektorë të ndryshëm, në interes ndërshtetëror e me përfitues final qytetarët e të dyja vendeve”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Republikës së Kosovës.

Ambasadori Qehaja u shoqërua në takim nga Konsulli Podvorica.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button