Basha: PD po ecën e sigurt para, pa pengjet e së shkuarës

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ndau në rrjetet sociale momente nga procesi i zgjedhjeve në strukturat e Partisë Demokratike.

Basha shprehet se vetëm një PD që bëhet zëri i qytetarëve, është zgjidhja e duhur për Shqipërinë.

“Ndërkohë që kundërshtarët tanë politikë janë në garë me njëri-tjetrin se kush do paraqitet i pari para drejtësisë, Partia Demokratike e Shqipërisë ecën e sigurt me njerëzit e duhur, pa pengjet e së kaluarës dhe me vizionin e nevojshëm për të bërë ndryshimin që shqiptarët presin”, thekson kreu i PD–së.

Sipas tij, vetëm një PD që bëhet zëri i qytetarëve, është zgjidhja e duhur për Shqipërinë.

Ai uron anëtarët e kryesisë dhe kryetarët e zgjedhur nga Kuvendet Zgjedhore të degës Divjakë – Julian Gjini, Bulqizë – Edmond Isaku dhe Mat – Arjan Lika.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button