“Tigrat” e policisë për 43 vite pa asnjë shqiptar

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Mitko Bojmacaliev ka uruar pjesëtarët e njësiti të ngarkuar me aksione speciale “Tigrat”, me rastin e 43 vjetorit të formimit. Bojmacaliev duke iu përkulur këtyre policëve, ka shkruar se ata garantojnë siguri dhe rend në RMV, raporton Alfax.
“Njësia speciale antiterroriste – Tigrat, është shembull i një niveli të lartë trajnimi dhe profesionalizmi, me gatishmëri për t’u përballur me çdo sfidë që mund të kërcënojë sigurinë e vendit dhe qytetarëve tanë. Njësia është rezultat i përpjekjeve të përbashkëta reformuese për përmirësimin e përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme, duke përfshirë aspektet teknike, materiale, profesionale dhe organizative, në përputhje me standardet e NATO-s dhe BE-së”, ka shkruar Bojmacaliev.
Por, ky njesit është i pastër etnikisht. Për këto 43 vite ekzistencë, nuk ka patur asnjëherë shqiptar, ndërsa arsyet kanë qenë banale, se nuk ka patur interesim, apo se shqiptarët nuk i kanë kaluar testet e qëndrueshmërisë fizike dhe psikike. Ky njësit shpesh ka qenë shënjestër e reagimeve edhe për dhunë të skajshme , sidomos ndaj shqiptarëve. Alfax.



