Orhan Kurtishi paralajmëron padi ndaj Amir Shabanit për shpifje: Nuk kam dënuar apo urdhëruar një gjë të tillë

Drejtori i Postës së Maqedonisë së Veriut, Orhan Kurtishi, ka reaguar ndaj pretendimeve që, sipas tij, po bëhen për ta njollosur punën dhe personalitetin e tij. Ai ka mohuar përgjegjësinë për veprimet e përmendura dhe i ka kërkuar Amir Shabanit të tërheqë shkresën dhe të korrigjojë pretendimet, në të kundërtën paralajmëron ndjekje ligjore.

“Po shoh se po bëhen përpjekje për të njollosur punën dhe personalitetin tim përmes pretendimeve të pavërteta.

Dua ta bëj të qartë se nuk kam dënuar dhe as nuk kam urdhëruar një gjë të tillë, e aq më pak kur bëhet fjalë për luftëtarët apo për cilindo person tjetër.

Prandaj, Amir Shabani, të ftoj publikisht ta tërheqësh këtë shkresë dhe të korrigjosh pretendimet e bëra. Në të kundërtën, do të detyrohem të kërkoj mbrojtjen e të drejtave të mia përmes rrugëve ligjore dhe të përballemi në gjykatë për shpifje.

Bëhuni burra dhe bëni politikë me dinjitet, ndershmëri dhe moral, jo me shpifje e gënjeshtra. Politika duhet të bazohet në fakte dhe argumente, jo në përpjekje për të dëmtuar emrin dhe reputacionin e tjetrit.

Unë do të vazhdoj të qëndroj përballë çdo të pavërtete me fakte, dinjitet dhe përgjegjësi”, ka shkruar Kurtishi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button