Koçoska: Ministria e Financave nuk ishte në dijeni për negociatat e Alta Bankës dhe marrjen e Stopanska Bankës në Manastir

Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska Koçoska, ka deklaruar se Ministria e Financave nuk ka pasur asnjë komunikim me guvernatorin e Bankës Popullore, Trajko Sllaveski, lidhur me negociatat për hyrjen e Alta Bankës në tregun maqedonas dhe marrjen e Stopanska Bankës në Manastir.

Deklarata e saj vjen pas pohimeve të guvernatorit Sllaveski, i cili ditë më parë, në emisionin “Top Tema”, kishte thënë se për këtë çështje, megjithëse Banka Popullore është institucion i pavarur, ishte konsultuar edhe me Qeverinë.

Koçoska mohoi të ketë qenë në mesin e personave me të cilët është konsultuar guvernatori, duke theksuar se për negociatat dhe institucionet e tjera të interesuara kishte marrë vesh vetëm përmes mediave.

“Ne si ministri nuk kemi pasur absolutisht asnjë komunikim dhe as nuk e dinim se kjo bankë kishte negociata. Nuk e dinim as cilat institucione apo banka të tjera kishin shprehur më parë interesim. Prandaj, me përgjegjësi të plotë pohoj se Ministria e Financave nuk ka pasur asnjë komunikim me guvernatorin lidhur me këtë çështje”, deklaroi ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska Koçoska.

Ajo vlerësoi se zhvillimet rreth Alta Bankës nuk pritet të rrezikojnë stabilitetin e sistemit bankar në vend, pasi pjesëmarrja e saj në sektorin bankar është shumë e vogël.

Koçoska gjithashtu siguroi se depozituesit nuk kanë arsye për shqetësim. Ndërkohë, gjatë ditës së sotme ajo pritet të zhvillojë një takim me guvernatorin e Bankës Popullore, Trajko Sllaveski.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button