Gashi inspekton punimet për krijimin e hapësirës së parkimit të Kuvendit

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka inspektuar punimet ndërtimore për krijimin e hapësirës së parkimit të Kuvendit, ku është njoftuar nga afër me ecurinë dhe progresin e realizuar deri më tani.
Gashi theksoi se përmirësimi i kushteve të punës dhe krijimi i infrastrukturës së nevojshme mbeten prioritete për funksionimin sa më efikas të institucionit.
“Gjatë ditës së sotme realizova inspektim të punimeve ndërtimore për krijimin e hapësirës së parkimit të Kuvendit, ku u njoftova nga afër me ecurinë e punimeve dhe progresin e realizuar deri më tani. Angazhimi ynë mbetet përmirësimi i vazhdueshëm i kushteve të punës dhe krijimi i infrastrukturës së nevojshme për funksionimin sa më efikas të Kuvendit”, deklaroi Afrim Gashi.



