Sela: Do t’i shkarkoj Taravarin dhe ministrat Mexhiti dhe Aliu

Kryetari i kuvendit të ASH-së, Ziadin Sela në një konferencë me mediat paralajmëroi se të shtunën e ardhshme do të thirr kuvendin qendrorë të ASH-së.
Sipas tij, një pikë e rendit të ditës do të jetë dhe siç tha do kërkohet përgjegjësi për kryetarin e ASH-së, Arben Taravari.
Por sipas tij, përgjegjësia nënkupton shkarkim, që lë për të nënkuptuar se do kërkoj shkarkimin e Taravarit nga posti i kryetarit, por edhe të ministrave.
Sela tha se ministrat nuk kanë qenë pjesë e ASH-së dhe se të njëjtit i kanë pranuar në shtëpi dhe se ata është dashur të dinë se si të sillën “në shtëpi të huaj”.
Sela theksoi se me Taravarin ka komentuar vetëm me mesazhe ku kanë komunikuar për thirrjen e mbledhjes së kryesisë së partisë.
Por, pak para daljes së Selës në konferencë me mediat, Arben Taravari përmes një postimi në rrjetet sociale bëri të ditur se brenda 24 orëve ka mbledhur rreth 80 nënshkrime të kuvendit nga gjithsej 133.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button