Pas reagimit të Bekim Salit, hiqet tabela e Urës së Gurit që nuk përfshinte gjuhën shqipe

Tabela informuese e vendosur në Urën e Gurit në Shkup, e cila nuk përfshinte gjuhën shqipe, është hequr pas reagimit të zëvendëskryeministrit të parë dhe ministrit për Çështje Evropiane, Bekim Sali.

Pas ndërhyrjes së Salit, është vendosur që tabela të rishikohet dhe të përfshijë edhe gjuhën shqipe, krahas gjuhëve të tjera.

Çështja u ngrit pas inaugurimit të ndriçimit të Urës së Gurit, ku Sali mori pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e përfundimit të projektit. Në këtë aktivitet, vëmendja u përqendrua edhe te tabela informuese në këtë monument historik, ku mungonte shqipja.

Heqja e tabelës hap rrugën për vendosjen e një versioni të ri, në të cilin informacionet për njërin prej simboleve më të rëndësishme të Shkupit do të jenë të qasshme edhe në gjuhën shqipe.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button