Sela e fton Taravarin në “llogaridhënie”

Kryetari i Kuvendit të ASH-së, Ziadin Sela, në konferencë për media për të shtunën ka bërë thirrje për mbledhje të Kuvendit Qendror, nga ku do të kërkojnë llogari nga kryetari i partisë, Arben Taravari.
Sela tha se organi që ka të drejtë të merr në vendim është Kryesia Qendrore dhe më pas i njëjti shkon në Kuvendin Qendror.
“Me pabesinë më të madhe dhe për zhgënjim më të madh timin na u paraqit me status në fb. Kryetar rrjetesh sociale nuk i duhet ASH-së. Të shtunën të thirret, dhe e thërras publikisht, pikë e rendit të ditës do të jetë përgjegjësisë për kryetarin e partisë”, u shpreh Sela.
Sela tha se ASH është e bashkuar dhe do të dijë të vendos për fatin e saj.



