Kovaçevski: Përgjigjet për zhvillimet në ASH duhet t’i japin organet e tyre partiake

I pyetur për qëndrimin e kreut të ASH-së, Arben Taravari, i cili deklaroi se është “pro” koalicionit me opozitën shqiptare, kreu i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski tha se nuk dëshiron t’i komentojë ngjarjet në Aleancën për Shqiptarët.
Kovaçevski tha se mbetet oferta që LSDM-së t’i bashkëngjiten të gjitha partitë që janë pro integrimit europian të vendit.
“Maqedonia ka ndërtuar një shoqëri shumë demokratike në të cilën çdo parti politike dhe çdo individ mund të marrë vendimet e veta lirisht. Vlerësoj se vendi i partive politike është së pari në koalicionet që ndajnë të njëjtat vlera. Pa hyrë në atë se kush në cilin koalicion është si subjekt politik. Oferta e LSDM-së vazhdon të jetë e vlefshme për të gjitha ato parti politike, organizata joqeveritare dhe organizata të tjera dhe individë të tjerë që e ndajnë vizionin për Maqedoni evropiane të na bashkohet në zgjedhjet e 24 prillit dhe 8 majit, tha kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski.



