Anes Meliqi: I lumtur për ftesën, fokusi jonë është te Zvicra
Përfaqësuesja e Maqedonisë sot ka nisur grumbullimin në prag të ndeshjeve të Ligës së Kombeve ndaj Zvicrës, Sllovenisë dhe Skocisë.
Përzgjedhësi Goce Sedlloski ka ftuar 28 futbollistë, mes tyre edhe disa debutues.
Matej Gashtarov, Gjorgje Xhekov, Enes Meliqi dhe rikthyesi Mario Mladenovski ishin të parët që mbërritën në kampin e përfaqësueses, ku tashmë kanë marrë pajisjet dhe janë gati për debutim.
Gjatë ditës janë bashluar edhe futbollistët e tjerë, në varësi të angazhimeve që kanë pasur me klubet e tyre gjatë fundjavës.
“Pik së pari për thirrjen e selektorit jam shumë i lumtur dhe i kënaqur dhe me të vërtetë është privilegj të jem pjesë e këtyre lojtarëve kemi 4 ndeshje shumë të rëndeshim dhe me të vërtet shumë të rënda por i gjithë fokusi jonë është në ndeshjen kundër Zvicrës i cili është me të vërtet një kundërshtar shumë i rënd dhe me Zotin para besoj që do ja dalim me një rezultat pozitiv”, tha Anes Meliqi. /Sportmania



