Erdogan niset drejt SHBA-së për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, është nisur drejt New Yorkut për të marrë pjesë në sesionin e 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, raporton Anadolu.

Erdogan pritet të mbajë fjalimin e tij më 22 shtator, në ditën e hapjes së javës së nivelit të lartë të sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku liderët botërorë mbajnë fjalimet e tyre.

Ky do të jetë fjalimi i tij i 16-të para Asamblesë së Përgjithshme.

Fokusi kryesor i fjalimit të tij pritet të jetë veprimet e Izraelit në Gaza, njohja e Palestinës si shtet dhe masat e mundshme ndërkombëtare kundër Izraelit.

Erdogan pritet të tërheq vëmendjen ndaj situatës humanitare në Gaza dhe t’u bëjë thirrje shteteve anëtare të OKB-së të mbajnë qëndrim kundër sulmeve të Izraelit.

Ndërkohë, ai gjithashtu pritet të zhvillojë takime me krerë shtetesh dhe qeverish, si dhe të mbajë një fjalim në Samitin për Klimën të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së më 23 shtator.

Erdogan u nis nga Aeroporti Ataturk i Stambollit me avionin presidencial. Ai shoqërohej nga zonja e parë Emine Erdogan dhe zyrtarë të lartë, përfshirë ministrin e Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, ministrin e Drejtësisë, Akin Gurlek, ministrin e Thesarit dhe Financave, Mehmet Simsek, kreun e inteligjencës, Ibrahim Kalin dhe drejtorin e Komunikimeve, Burhanettin Duran.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button