MPB: Dy persona humbën jetën në aksident, shoferi 65-vjeçar u privua nga liria

Një shofer 65-vjeçar nga Shkupi është privuar nga liria pas aksidentit të rëndë që ndodhi mbrëmjen e së shtunës në autostradën Kumanovë–Shkup, ku humbën jetën dy persona dhe u lënduan tre të tjerë.

Sipas njoftimit të policisë, aksidenti ndodhi më 19 shtator 2026, rreth orës 21:35, në drejtim të Shkupit, pranë fshatit Agaqoji. Në përplasje u përfshinë një automjet „Mercedes“, i drejtuar nga M.M. (65) nga Shkupi, dhe një „Opel Corsa“, i drejtuar nga S.N. (27), po ashtu nga Shkupi.

Në vendin e ngjarjes humbën jetën V.N. (49) dhe L.M. (71), të dy bashkudhëtarë në automjetin „Opel Corsa“.

Bashkudhëtarja L.N. (48) pësoi lëndime të rënda trupore, ndërsa B.N. (28) dhe drejtuesi i automjetit, S.N. (27), pësuan lëndime trupore. Të lënduarit u dërguan për trajtim mjekësor në Kompleksin e Klinikave „Nënë Tereza“ në Shkup.

Këqyrjen në vendin e aksidentit e kreu një ekip i SPB Kumanovë. Me urdhër të prokurorit publik, drejtuesi i automjetit „Mercedes“, M.M., u privua nga liria.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button