Siria: 11 ushtarë humbën jetën në shpërthimin e së premtes në objektin ushtarak në Deir ez-Zor

Ministria e Mbrojtjes e Sirisë ka bërë të ditur se 11 ushtarë humbën jetën në shpërthimin e së premtes në një objekt të ushtrisë në zonën Ayyash, në perëndim të provincës Deir ez-Zor në veri të vendit, transmeton Anadolu.
Agjencia Siriane Arabe e Lajmeve (SANA), duke cituar ministrinë, njoftoi se kortezhi i ushtarëve u nis nga Spitali Kombëtar në qytetin Deir ez-Zor.
Autoritetet ende nuk kanë bërë të ditur shkakun apo rrethanat e shpërthimit.
Departamenti i Medias dhe Komunikimit i ministrisë njoftoi të premten se një shpërthim kishte ndodhur në një nga objektet e ushtrisë në zonën Ayyash, në perëndim të Deir ez-Zorit.
Sipas ministrisë, autoritetet po hetojnë shkaqet dhe po vlerësojnë pasojat e shpërthimit, ndërsa fillimisht nuk dhanë të dhëna për viktima.
Televizioni shtetëror Alikhbariah raportoi gjithashtu të premten se autoambulancat dhe ekipet e mbrojtjes civile ishin dërguar në vendngjarje, duke shtuar se natyra e shpërthimit nuk ishte menjëherë e qartë.
Njoftimi i së shtunës për 11 ushtarët e vdekur përbën bilancin e parë të viktimave të publikuar që nga raportimi i shpërthimit.



