Aeroporti i Istanbulit hap pistën e katërt për ta rritur kapacitetin dhe shkurtuar kohën e fluturime

Aeroporti IGA i Istanbulit pritet ta vërë në funksion të enjten pistën e katërt kryesore, të orientuar në aksin lindje-perëndim, duke e çuar në gjashtë numrin e përgjithshëm të pistave të aeroportit, tha në një deklaratë të fundit ministri i Transportit dhe Infrastrukturës i Türkiyes, Abdulkadir Uraloğlu.

Uraloğlu bëri të ditur se presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së pistës së re prej betoni, e cila është 2.820 metra e gjatë dhe 45 metra e gjerë. Ajo është pista e parë e aeroportit e orientuar në drejtimin lindje-perëndim.

“Pista e re do ta shkurtojë kohën e lëvizjes së avionëve në tokë dhe kohën ndërmjet fluturimeve, veçanërisht për fluturimet e brendshme dhe linjat drejt lindjes, duke mundësuar kursim të karburantit dhe kohës. Gjithashtu, ajo do ta rrisë fleksibilitetin operacional të aeroportit, edhe në kushte të pafavorshme atmosferike, si dhe përqindjen e nisjeve në kohë”, tha ai.

Ministri theksoi se afërsia e pistës së re lindje-perëndim me hangarët ekzistues do të mundësojë që operacionet e aviacionit të përgjithshëm të zhvillohen më shpejt dhe në mënyrë të pavarur nga trafiku i zakonshëm ajror komercial.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button