Afrim Gashi zhvillon takim lamtumirës me ambasadorin e Kazakistanit

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka zhvilluar një takim lamtumirës me ambasadorin e Kazakistanit në Maqedoninë e Veriut, Satibaldi Burshakov. Gashi ka shprehur mirënjohje për angazhimin e ambasadorit në forcimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit mes dy vendeve.

“Pata kënaqësinë të realizoj një takim lamtumirës me Ambasadorin e Republikës së Kazakistanit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Sh.T. z. Satibaldi Burshakov.

Shpreha mirënjohjen time për angazhimin e tij në forcimin e marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

I urova Ambasadorit suksese në angazhimet e tij të mëtejshme, me bindjen se marrëdhëniet ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kazakistanit do të vazhdojnë të zhvillohen edhe në të ardhmen”, ka shkruar Gashi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button