“Apokalips teknologjik në 6 muaj”, studiuesi i IA-së jep alarmin

Një studiues i inteligjencës artificiale, i cili braktisi kompaninë e njohur “Anthropic”, ka deklaruar se njerëzit që punojnë në fushën e teknologjisë janë seriozisht të shqetësuar për shpejtësinë e avancimit të saj dhe për atë që ajo do të thotë për njerëzimin.

“Besoj se, nëse nuk i ngadalësojmë hapat aktualë të zhvillimit, atëherë ka shanse të forta që ne të gjithë të vdesim në një të ardhme të afërt”, ka deklaruar Jacob Coxon për BBC.

Largimi i tij nga “Anthropic” vjen në një kohë kur shqetësimet për teknologjinë sa vijnë e shtohen. Së fundmi edhe ish-drejtuesi i kompanisë në fjalë, Dario Amodei, në një ese bënte thirrje për ngadalësimin e ritmeve të zhvillimit.

Pronarët e dy kompanive rivale të inteligjencës artificiale, Sam Altman i OpenAI dhe Elon Musk i xAI kanë deklaruar se bien dakord me propozimin e Amodei se industria duhet të ulë shpejtësinë e saj dhe t’i nënshtrohet një seri rregullave dhe monitorimit.

Dario Amodei tha gjithashtu se, zhvillimi i teknologjisë është i padiskutueshëm, por shtoi se rreziqet e lidhura me të ishin “serioze” dhe se kompanive dhe qeverive u duhet dhënë kohë për të gjetur zgjidhje.

Jacob Coxon e mirëpriti sugjerimin për ngadalësimin e procesit, por tha se ai do të duhet të bëhet në koordinim me Kinën, për të shmangur një garë në shkallë ndërkombëtare.

“Njerëzit që punojnë në këto kompani e kanë seriozisht kur kërkojnë për vendosjen e rregullave, pasi e gjejnë veten të bllokuar në një garë dhe kanë frikë se cili do të jetë rezultati i saj”, tha Coxon.

Ai shtoi se një apokalips i nxitur nga Inteligjenca Artificiale mund të jetë një skenar realist për 6 muaj, apo në një vit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button