Trump shpall “marrëveshjen më të madhe të naftës në histori” me Venezuelën

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar arritjen e një marrëveshjeje të madhe për naftën me Venezuelën, të cilën e ka cilësuar si “marrëveshjen më të madhe të naftës në historinë botërore”.

Presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delcy Rodríguez, e ka mirëpritur marrëveshjen, e cila sipas raportimeve pritet t’i sjellë arkës së shtetit rreth 209 miliardë dollarë. Marrëveshja vjen pas disa javësh negociatash dhe synon t’u japë kompanive amerikane qasje afatgjatë në një grup fushash nafte në Venezuelë, ndërsa një pjesë e prodhimit do të furnizojë tregun amerikan.

Zyrtarët venezuelas pritet të nënshkruajnë javën e ardhshme marrëveshje të reja për eksplorimin dhe prodhimin e naftës, veçanërisht me kompani amerikane. Megjithatë, modeli i propozuar mund të përballet me sfida ligjore dhe kushtetuese në Venezuelë, ku shteti ruan kontrollin mbi aktivitetet kryesore të industrisë së naftës.

Marrëveshja do të zgjeronte ndjeshëm rolin e Uashingtonit në industrinë e naftës së Venezuelës. Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se marrëveshja do të siguronte naftë të qëndrueshme dhe me kosto të ulët për SHBA-në, duke ndihmuar në uljen e çmimeve të karburanteve.

Sipas tij, për Venezuelën marrëveshja mund të sjellë afro 100 miliardë dollarë investime private, mijëra vende të reja pune dhe një nxitje të madhe për rindërtimin e ekonomisë së vendit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button