Kolona të gjata në pikat kufitare, serbët nga Kosova udhëtojnë drejt Serbisë për të votuar

Kolona të gjata automjetesh janë krijuar të dielën në vendkalimet e Kosovës me Serbinë, përfshirë Merdaren, Bërnjakun dhe Jarinjën, ndërsa qytetarët serbë nga Kosova po udhëtojnë drejt Serbisë për të votuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, transmeton Anadolu.

Sipas raportimeve, qytetarë serbë nga komunat në veri të Kosovës janë nisur drejt Serbisë, ndërsa një pjesë e tyre po udhëtojnë me autobusë të organizuar drejt vendvotimeve në Serbi.

Për qytetarët serbë nga Kosova që kanë të drejtë vote në Serbi janë caktuar 60 vendvotime në Vranjë, Rashkë, Kurshumli dhe Tutin. Qendrat e votimit në Serbi janë hapur në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 20:00.

Në zgjedhjet e së dielës, 18 lista zgjedhore garojnë për 250 ulëset e Kuvendit të Serbisë, me gjithsej 2.418 kandidatë për deputetë.

Kosova nuk lejon organizimin e zgjedhjeve të Serbisë në territorin e saj që nga viti 2023. Prandaj, qytetarët serbë nga Kosova që dëshirojnë të marrin pjesë në procesin zgjedhor duhet të udhëtojnë drejt Serbisë. Autoritetet e Kosovës kanë kërkuar që Beogradi të paraqesë kërkesë zyrtare për mbajtjen e zgjedhjeve në Kosovë, por Serbia nuk e ka bërë këtë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button