Nikolloski: Maqedonia ndër vendet e para me teknologjinë “Starlink”, operatori i tretë celular do të jetë më konkurrues

Vendi ynë do të jetë ndër shtetet e para ku do të zbatohet teknologjia “Starlink”. Operatori i tretë celular do të përdorë rrjetin “Starlink”, gjë që do ta bëjë shumë më konkurrues sa i përket shërbimeve, theksoi zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski, në postimin e sotëm në Fejsbuk.
“Përveç Ukrainës, Maqedonia dhe Mali i Zi do të jenë shtetet e para ku “Starlink” do të përdoret drejtpërdrejt. Sipas informacioneve që kam, çmimet do të jenë shumë, shumë më të ulëta se ato të dy operatorëve ekzistues”, theksoi Nikolloski.
Sipas marrëveshjes së koncesionit, operatori duhej që deri në muajin mars të mbulonte të paktën një qytet në vend, ndërsa deri në fund të vitit të fillojë të operojë në të gjithë territorin e shtetit.
“Ata e zgjodhën qytetin e Shkupit, njoftoi zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit



