Qyteti i Shkupit njofton se javën e ardhshme fillon spërkatja kundër larvave të mushkonjave!

Qyteti i Shkupit ka njoftuar se javën e ardhshme do të realizohet dezinsektimi ajror kundër larvave të mushkonjave në territorin e kryeqytetit.
Sipas njoftimit të Qytetit të Shkupit, trajtimi është planifikuar për 11 gusht 2026, të martën, dhe do të zhvillohet në orët e hershme të mëngjesit.
Dezinsektimi synon të zvogëlojë numrin e larvave të mushkonjave dhe në këtë mënyrë të kontribuojë në uljen e shfaqjes dhe shumimit të mëtejshëm të tyre në territorin e Shkupit.
Nga autoritetet e qytetit theksojnë se realizimi i trajtimit ajror do të varet nga kushtet atmosferike. Nëse kushtet e motit nuk lejojnë që ndërhyrja të realizohet në termin e paraparë, dezinsektimi do të shtyhet për ditën e parë të ardhshme me kushte të përshtatshme atmosferike, sërish në orët e hershme të mëngjesit.
Qyteti i Shkupit gjithashtu u bën thirrje bletarëve që me kohë të ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtjen e kolonive të bletëve gjatë realizimit të dezinsektimit.
Me këtë masë, autoritetet e qytetit vazhdojnë aktivitetet për kontrollin e mushkonjave në Shkup, veçanërisht gjatë periudhës kur temperaturat e larta dhe kushtet e favorshme ndikojnë në shumimin e tyre.



