Murtezani takohet me ambasadoren e Kanadasë në NATO: Fokus te siguria dhe bashkëpunimi transatlantik

Ambasadori dhe përfaqësuesi i përhershëm i Maqedonisë së Veriut në NATO, Orhan Murtezani, ka zhvilluar takim me ambasadoren e Kanadasë në Aleancë, Heidi Hulan.
Në një njoftim të publikuar pas takimit, Murtezani tha se me homologen kanadeze zhvilloi një “shkëmbim konstruktiv” mbi prioritetet e përbashkëta dhe bashkëpunimin brenda NATO-s.
“Me Ambasadoren e Kanadasë në NATO, Heidi Hulan, zhvilluam një shkëmbim konstruktiv mbi prioritetet e përbashkëta, bashkëpunimin transatlantik dhe angazhimin tonë të përbashkët për paqen, sigurinë dhe një Aleancë të fortë”, deklaroi Murtezani.



