Ferati takon ambasadoren gjermane, në fokus reformat dhe zhvillimi institucional

Ministri për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Agon Ferati, zhvilloi sot një takim me ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë, Sh.S. Petra Drexler, ku u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive dhe Gjermanisë.

Sipas Feratit, në fokus të bisedës ishin zhvillimi institucional, forcimi i dialogut ndërmjet bashkësive, përfshirja e të rinjve dhe mbështetja e proceseve reformuese.

“Biseduam për bashkëpunimin ndërmjet Ministrisë për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive dhe Republikës Federale të Gjermanisë, me fokus në zhvillimin institucional, forcimin e dialogut, përfshirjen e të rinjve dhe mbështetjen e proceseve reformuese”, deklaroi Ferati.

Ai theksoi se Gjermania vazhdon të jetë një partner i rëndësishëm i vendit në rrugën e reformave dhe zhvillimit institucional.

“Gjermania mbetet partner i rëndësishëm për reforma dhe zhvillim institucional”, u shpreh ministri.

Ferati vlerësoi gjithashtu mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për integrimin evropian dhe zhvillimin demokratik të vendit.

“E vlerësoj lart mbështetjen dhe përkushtimin e Republikës Federale të Gjermanisë për perspektivën evropiane, stabilitetin demokratik dhe zhvillimin e qëndrueshëm të vendit”, theksoi ai.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button