Avokati i Popullit hap lëndë për ndotjen e ujit në Gostivar

Avokati i Popullit ka hapur një lëndë lidhur me ndotjen e ujit të pijshëm në Gostivar. Në fokus të hetimit do të jetë mënyra se si është cenuar e drejta e qytetarëve për qasje në ujë të pastër për pije.
Për këtë rast janë kërkuar informacione nga Instituti i Shëndetit Publik, Komuna e Gostivarit, Ndërmarrja Publike “Komunalec” dhe Qendra për Shëndet Publik.
Nga institucioni i Avokatit të Popullit bëjnë të ditur se nuk përjashtohet mundësia që gjatë procedurës të kërkohen informacione shtesë edhe nga institucione të tjera kompetente.



