Kryeparlamentari Gashi shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka nënshkruar Librin e Ngushëllimeve me rastin e ndarjes nga jeta të Shkëlqesisë së Tij, Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani, duke shprehur respektin dhe nderimin e tij të thellë për figurën e ish-udhëheqësit të Katarit.
Gashi vlerësoi Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani si një lider vizionar, duke theksuar se kontributi i tij do të mbetet një pjesë e pazëvendësueshme e historisë së Shtetit të Katarit.
Në mesazhin e tij, kryeparlamentari përcolli ngushëllimet më të sinqerta për Emirin e Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani, familjen mbretërore dhe popullin mik të Katarit.
“Shpreha respektin dhe nderimin tim të thellë për një udhëheqës vizionar, kontributi i të cilit do të mbetet pjesë e pazëvendësueshme e historisë së Shtetit të Katarit. Përcolla ngushëllimet më të sinqerta për Shkëlqesinë e Tij, Emirin e Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani, familjen mbretërore, si dhe popullin mik të Katarit”, thuhet në mesazhin e Gashit.
Në fund, ai u lut që Zoti ta mëshirojë të ndjerin dhe ta prehë në paqen e përjetshme.



