Forcat izraelite bastisin dhe hapin zjarr në provincën Daraa të Sirisë

Forcat izraelite të mërkurën bastisën zonën Wadi al-Raqad në provincën perëndimore Daraa në jug të Sirisë, duke hapur zjarr përpara se të tërhiqen nga zona, njoftoi media shtetërore siriane, transmeton Anadolu.

TV Alikhbariah i Sirisë tha se forcat izraelite hynë në zonën Wadi al-Raqad, hapën zjarr dhe më vonë u tërhoqën.

Nuk pati raportime për viktima apo dëme materiale dhe autoritetet izraelite nuk komentuan menjëherë mbi bastisjen.

Inkursioni erdhi një ditë pasi presidenti sirian, Ahmed al-Sharaa, dënoi shkeljet e vazhdueshme izraelite që ai tha se minojnë sigurinë rajonale dhe i bëri thirrje Izraelit të tërhiqet nga zonat që ka pushtuar në Sirinë jugore.

Siria jugore ka qenë dëshmitare e bastisjeve dhe sulmeve të përsëritura izraelite në muajt e fundit, duke përfshirë operacionet e kërkimit, arrestimet dhe ngritjen e postblloqeve ushtarake.

Lëvizjet u përshkallëzuan pas përmbysjes së regjimit të Bashar Asadit në dhjetor 2024, kur Izraeli njoftoi rënien e Marrëveshjes së Shkëputjes së vitit 1974 dhe mori kontrollin e zonës mbrojtëse siriane.

Autoritetet siriane i kanë kërkuar vazhdimisht Izraelit që të kthehet në marrëveshjen e vitit 1974 dhe të tërhiqet plotësisht nga zonat e pushtuara.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button