Aksident i rëndë në Shkup, një person i shtrirë në rrugë – në vendngjarje edhe zv/kryeministri Bekim Sali

Aksident i rëndë trafiku ka shqetësuar kalimtarët mëngjesin e sotëm pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”, përballë gjykatave në Shkup. Sipas fotografive të publikuara nga disa media, një burrë është lënduar dhe qëndron i shtrirë në rrugë.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë konfirmuar se bëhet fjalë për një aksident trafiku, por deri tani nuk ka detaje zyrtare për gjendjen shëndetësore të të lënduarit.

Në fotografi shihet se rreth personit të rrëzuar janë mbledhur qytetarë të shqetësuar. Në mesin e të pranishmëve është edhe zëvendëskryeministri Bekim Sali.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button