Mickoski: Jemi të gatshëm për një njësi zgjedhore

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se Qeveria dhe VMRO-DPMNE janë të gatshme të pranojnë një njësi zgjedhore, si dhe kërkesat e partisë E Majta për rritjen e financimit të fushatave të partive më të vogla, nëse kjo mundëson miratimin e Kodit të ri Zgjedhor.
Ai tha se në takimin e djeshëm të partive në Kuvend, VMRO-DPMNE ka ritheksuar se votimi i diasporës mbetet një qëllim strategjik, por sipas tij, disa parti kanë dalë me qëndrime që nuk lënë hapësirë për kompromis.
“Qëndrimi ynë është i qartë. Nëse duan më shumë para, le të ketë më pak për ne dhe më shumë për ta. Më pas do të pajtohemi edhe për një njësi zgjedhore. Jemi të gatshëm t’i pranojmë të gjitha kërkesat e LSDM-së dhe partnerëve të saj të koalicionit”, deklaroi Mickoski.
Ai shtoi se demokracia nënkupton vendimmarrje me shumicë dhe jo me konsensus, duke vlerësuar se kërkesa për konsensus shtetëror nuk është e pranueshme për VMRO-DPMNE.



