Në rajonin e Gostivarit,159 nga 317 mostra të ujit nuk i plotësojnë parametrat

Pothuajse çdo e dyta mostër e ujit të pijshëm e analizuar në rajonin e Gostivarit këtë vit ka rezultuar e papërshtatshme.

Të dhënat e Qendrës për Shëndet Publik Tetovë – Njësia Gostivar tregojnë se, nga 317 mostra të analizuara në periudhën nga 1 janari deri më 12 gusht, 159 janë vlerësuar si të papërshtatshme, ndërsa 158 si të përshtatshme.
Mostra të analizuara159 – të papërshtatshme158 – të përshtatshme

Problemi nuk është i njëjtë në të gjitha vendbanimet. Në një numër të madh mostrash përsëritet problemi mikrobiologjik, ndërsa në disa pika janë evidentuar edhe devijime në parametrat fiziko-kimikë.

KU PËRSËRITEN PROBLEMET?

Mikrobiologjike: më të shpeshtaFiziko-kimike: të evidentuara në disa pikaTë dyja: në disa mostra

Ndër vendbanimet me rezultate të përsëritura të papërshtatshme janë Vrapçishti, Debreshi, Zubovca, Galata, Toplica, Dobërdolli, Negotina, Gradeci, Novo Sello, Vërtoku dhe Pozharani. Në disa prej tyre, mostrat kanë rezultuar të papërshtatshme në më shumë se një periudhë gjatë vitit.

VENDNDODHJET ME PROBLEME TË PËRSËRITURA

Vrapçishtë, Zubovcë, Galatë, Toplicë, Dobërdoll, Negotinë, Vërtok, Pozharanë

Veçanërisht bie në sy Galiçniku, ku më 7 korrik disa pika të analizuara – përfshirë çezma publike, hotelin “Neda”, një restorant dhe pika të tjera – rezultuan të papërshtatshme në aspektin mikrobiologjik.

Megjithatë, të dhënat tregojnë edhe përmirësim në disa zona gjatë verës. Në qytetin e Gostivarit, një pjesë e madhe e mostrave të marra në fund të korrikut dhe në fillim të gushtit kanë rezultuar të përshtatshme. Edhe analizat e fundit, të 12 gushtit, në shtatë pika të ndryshme rezultojnë të përshtatshme si mikrobiologjikisht, ashtu edhe fiziko-kimikisht.

GOSTIVAR, 12 GUSHT 20267/7 mostra → TË PËRSHTATSHME

Mirëpo, fotografia e përgjithshme mbetet shqetësuese:

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button