Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari: Akademi e fuqishme – themel i një drejtësie profesionale dhe të pavarur

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, zhvilloi një takim pune me drejtoreshën e Akademisë për Gjyqtarë dhe Prokurorë Publikë, Irina Trajkoska Strezoski, ku në fokus ishin gjendja aktuale dhe sfidat me të cilat përballet Akademia.

Gjatë takimit u diskutua veçanërisht për Ligjin e ri për Akademinë për Gjyqtarë dhe Prokurorë Publikë, i cili aktualisht ndodhet në procedurë qeveritare. Sipas ministrit Shasivari, me zgjidhjen e re ligjore synohet krijimi i kushteve për funksionim të papenguar të Akademisë, tejkalimi i ngecjes së deritanishme dhe vazhdimi i procesit të pranimit dhe trajnimit të gjeneratës së re të dëgjuesve.

Shasivari theksoi se një Akademi moderne dhe funksionale përbën investim të drejtpërdrejtë në profesionalizmin, pavarësinë dhe cilësinë e sistemit të drejtësisë.

Me ligjin e ri synohet avancimi i procedurave të pranimit, trajnimit dhe përgatitjes praktike të gjyqtarëve dhe prokurorëve të ardhshëm, si dhe sigurimi i vazhdimësisë së programeve të trajnimit fillestar dhe të vazhdueshëm.

Në takim u diskutua edhe për kushtet hapësinore dhe teknike të Akademisë, si dhe për forcimin e kapaciteteve të saj në përputhje me aktivitetet e ardhshme.

Ministria e Drejtësisë dhe Akademia do të vazhdojnë bashkëpunimin me synim ndërtimin e një sistemi të drejtësisë më profesional, më efikas dhe më të besueshëm.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button