Bilall Kasami: Koha e fjalëve boshe ka mbaruar, tani ndërtohet autostrada Shkup–Bllacë

Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, ka njoftuar se në prag të nënshkrimit të marrëveshjes për ndërtimin e autostradës Shkup–Bllacë, së bashku me Izet Mexhitin dhe Bekim Qokun kanë vizituar lokacionin ku pritet të nisin punimet për projektin strategjik që do të lidhë Shkupin me Prishtinën.
“Në prag të firmosjes së marrëveshjes për ndërtimin e autostradës Shkup – Bllacë, me Izet Mexhitin dhe Bekim Qokun e pamë nga afër vendin ku shumë shpejt fillojnë punimet për këtë projekt strategjik që e lidh Shkupin me Prishtinën.
Me ndërtimin e autostradës së plotë, përfiton ekonomia, biznesi dhe qytetarët e të dy vendeve.
Pas lehtësimit të qarkullimit në kufi me sistemin hyrje-hyrje me një ndalesë në Bllacë, tani po e ndërtojmë edhe autostradën.
Koha e fjalëve boshe ka mbaruar. Tani është koha e punës dhe rezultateve!”, ka shkruar Kasami.



