Çairi shpall thirrje për subvencionimin e ashensorëve të rinj në ndërtesat kolektive

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka njoftuar se është shpallur thirrja publike për mbështetje financiare për instalimin e ashensorëve të rinj në ndërtesat kolektive të banimit, duke e cilësuar këtë si një tjetër premtim të realizuar.
Sipas Mexhitit, projekti synon të përmirësojë kushtet e jetesës për banorët e Çairit dhe të ofrojë më shumë siguri e qasje për familjet që jetojnë në ndërtesa kolektive.
“Sot shpallëm thirrjen publike për mbështetje financiare për instalimin e ashensorëve të rinj në ndërtesat kolektive të banimit në Çair, duke nisur realizimin e një projekti të shumëpritur për qytetarët”, ka deklaruar Mexhiti.
Ai theksoi se investimi do të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë së jetesës, duke shtuar se “më shumë siguri, më shumë qasje dhe kushte më të mira jetese për çdo familje”.
Në fund, kryetari i Çairit vlerësoi se projektet e komunës po materializohen në terren.
“Në Çair, ndryshimi nuk mbetet në letër. Ai shihet në çdo projekt që nis dhe në çdo punë që përfundon. Ky është ndryshimi që VLEN”, u shpreh Mexhiti.


