Një anije ngec në cekëtinë në Hormuz pasi del nga rruga e përcaktuar nga Irani

Një anije e huaj ka ngecur sot në cekëtinë në Ngushticën e Hormuzit, pasi ka devijuar nga itinerari i lundrimit i caktuar nga autoritetet iraniane, raportoi transmetuesi shtetëror iranian IRIB, transmeton Anadolu.
Sipas raportimit, anija ka dalë nga korridori i përcaktuar i tranzitit para se të ngecte në cekëtinë në këtë rrugë ujore strategjike. Deri tani nuk ka informacione të menjëhershme për identitetin apo flamurin e anijes.
Incidenti ndodh pas vendosjes së procedurave të reja të lundrimit nga Irani për transportin tregtar në Ngushticën e Hormuzit, në kuadër të Memorandumit të Mirëkuptimit të Islamabadit mes Washingtonit dhe Teheranit. Rregullat kërkojnë që anijet të ndjekin itineraret e përcaktuara dhe të koordinojnë kalimin me autoritetet iraniane për të garantuar lundrim të sigurt.
Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) tha ka thënë se kalimi i sigurt në ngushticë është i mundur vetëm përmes rrugëve të miratuara nga Teherani, duke e quajtur çdo lundrim të pakoordinuar “të papranueshëm” dhe “plotësisht të rrezikshëm”.
Sipas klauzolës së pestë të memorandumit, Irani është zotuar të lehtësojë kalimin e sigurt të anijeve tregtare për 60 ditë ndërsa zhvillon operacione për pastrimin e minave.



