Shabani: Nga janari 2027, rriten për 10% pagat në Armatë dhe Ministrinë e Mbrojtjes

Pagat e të gjitha kategorive të punonjësve në Armatën e Maqedonisë së Veriut dhe në Ministrinë e Mbrojtjes do të rriten për 10 për qind, duke filluar nga janari i vitit 2027.
Zëvendësministri i Mbrojtjes, Admir Shabani, ka bërë të ditur se marrëveshja është arritur përmes dialogut dhe bashkëpunimit me përfaqësuesit e sindikatave.
“Bëhet fjalë për rritjen më të madhe të pagave deri më tani në vlerë absolute”, ka theksuar Shabani, duke shtuar se kjo masë është vlerësim për kontributin dhe përgjegjësinë e të gjithë atyre që shërbejnë në mbrojtje të vendit.
“Vlerësimi për ata që shërbejnë për vendin duhet të dëshmohet me vepra konkrete”, ka shkruar Shabani.



