(VIDEO) Yllit të Spanjës nuk i lejohet hyrja në hotel, sigurimi nuk e njihte

Një skenë e pazakontë ka ndodhur në kampin e Spanjës në Kupë të Botës.

Sulmuesi Borja Iglesias nuk u lejua të hynte në hotelin e përfaqësueses në Tennesee.

Kamerat televizive e kapën momentin kur futbollisti qëndronte pranë, por i mohohej hyrja.

“Jam lojtar i përfaqësueses, duhet të hyjë brenda”, i tha ai personit që përkujdesej për siguri në atë zonë. Por, Iglesias nuk i besoi askush, edhe kur ai e përmendi emrin. Më pas, Iglesiasit i është kërkuar letërnjoftimi.

33-vjeçari e përdori telefonin për t’ia bërë me dije se është ai.

Spanjolli e mori gjithë situatën me sportivitet. U argëtuan edhe personat që kalonin pranë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button